Buxheti i vitit 2026 është më i larti ndër vite për Ministrinë e Brendshme. Ministrja Albana Koçiu gjate fjalës së saj në Kuvend theksoi se do te forcohet teknologjia dhe dixhitalizimi, ndërsa synohet vendosja e kamerave inteligjente të sigurisë në 20 qytetet më të mëdha të vendit.
Megjithëse projekti është dakorduar me Emiratet e Bashkuara disa kohe me pare duket se atentati i ndodhur ne rreth-rrotullimin e Rinasit e ka përshpejtuar zbatimin e tij, tashme zbardhja dhe parandalimi i ngjarjeve kriminale do te jete me i lehte.
Ndryshime pozitive presin dhe punonjësit e uniformave blu ku për disa kategori buxheti i vitit 2026 parashikon rritje të pagave.
Ministrja Koçiu theksoi se buxheti 2026, nuk është vetëm më i madhi në sasinë e vlerës por edhe më i madhi në ambiciet e Ministrisë së Brendshme ku pritet të rriten standardet e rendit të sigurisë.
