Është shtyrë seanca paraprake në ngarkim të deputetit demokrat, Asllan Dogjani që ishte parashikaur të mbahej sot.

Mësohet se Dogjani ka paraqitur raport mjekësor për gjendjen e tij shëndetësore, gjë që ka sjellë shtyrjen e seancës ne Gjykatën e posaçme. Gjithashtu bëhet me dije se seanca është shtyrë për në datën 10 janar 2025.

Prokuroria e Posaçme akuzon deputetin Asllan Dogjani për fshehje të pasurisë. Hetimi i SPAK ndaj ligjvënësit të PD-së, ka zbuluar se ai ka blerë një apartament në Tiranë me vlerën 121.980 euro cash, por ndërkohë në ILDKPI ka deklaruar se e ka përfituar përmes konsulenacve juridike që ka dhënë si avokat.