Është shtyrë për në orën 13:00 seanca gjyqësore për Ilir Metën. Kryetari i Partisë së Lirisë, pritet të njihet nga Gjykata e Posaçme (GJKKO) me masën e sigurisë.

Kujtojmë se ish-presidenti u vu në pranga mesditën e së hënës në Tiranë, ndërsa akuzohet për pastrim parash, korrupsion pasiv dhe mosdeklarim pasurie.

Në hyrje të kryeqytetit, agjentët dhe oficerët e policisë ndërhynë dhe e shoqëruan në drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe prej andej në bllokun e sigurisë.

SPAK njoftoi zyrtarisht se Meta në kohën që mbante postin e ministrit të Ekonomisë dhe Energjitikës ka ndërhyrë për lidhjen e kontratës mes kompanisë DIA dhe CEZ për mbledhjen e borxheve, duke përfituar vlera monetare nga administratori i kompanisë DIA Kastriot Ismailiaj edhe pse kompania e tij nuk përmbushte kriteret për mbledhjen e borxheve.