Erion Veliaj dhe 7 të bashkëpandehurit e tij do të përballen sërish me Gjykatën e Posaçme më 3 qershor, pasi seanca e planifikuar për këtë të martë u shty. Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e disa prej avokatëve mbrojtës.
Në seancën e sotme pritej që Prokuroria e Posaçme, SPAK, të lexonte pretencën ndaj të pandehurve, por procesi u ndërpre dhe u shty për në fillim të muajit qershor. Të pandehurit po gjykohen të veçuar nga Veliaj, me procedurë të gjykimit të shkurtuar.
Gjykata e Posaçme pritet të vijojë shqyrtimin e çështjes në seancën e ardhshme, ku SPAK do të paraqesë kërkesat përfundimtare për secilin prej të pandehurve.
