Është mbajtur sot në GJKKO seanca e parë e procesit ndaj Ilir Metës.
Seanca është shtyrë dhe seanca e radhës do të mbahet më 11 maj ora 12:00.
Avokatja e Fatime Kryemadhit kërkon ndërprerje të seancës, për shkak se nuk ka në prokurë tagrat për të kerkuar gjykim të shkurtuar.
Ndërkohë Monika Kryemadhi është shprehur: Në shqyrtimin paraprak është vendosur që të me vihet në dispozicion aktekspertimi i telefonit tim, si edhe të gjitha përgjimet telefonike.
Prokurori: I kemi bërë gati. Avokatit nuk mund t’ia japim, se janë të dhëna personale. Por në cdo moment mund të paraqitet e pandehura dhe mund t’i marrë.
