Është shtyrë për në datën 22 dhjetor seanca paraprake për ish-presidentin Ilir Meta.
Anila Hoxha mëson se seanca e radhës do të mbahet më 22/12/ 2025, në orën 14:30. Meta pretendon se nuk është njohur me fashikujt dhe gjykata urdhëroi SPAK t’i dërgojë brenda javës. Pasi doli nga seanca avokati i Metës, Kujtim Cakrani, në një prononcim për mediat u shpreh se GJKKO po i merr “peng” të pandehurit.
“Nuk është faji ynë që prokuroria e merr apriori, por sa të jem unë përfaqësues i Metës mos mendoni se gjykata dhe prokuroria do bëjë shkelje të procedurës. Meta e ka kohën e mjaftueshme, por edhe kolegu do njihet me 77 mijë faqe. Nëse nuk marrim kohë për tu njohur me provat… se këta i bëjnë nga 2 herë që të bëhet dosja e madhe që të duket sikur ka shumë prova. Kjo gjykatë po i merr peng të pandehurit e saj. E patë Mogherinin që po hetohet në liri. Ky është standardi që po përdor gjykata. Një standard që po bie ndesh me konventën e të drejtave të njeriut. Është një betejë për zotin Meta dhe ne do ta fitojmë.”– tha Cakrani.




