Seanca gjyqësore për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberin, është shtyrë dhe pritet të zhvillohet më 9 shkurt.
Berberi u arrestua më 14 mars 2024, nën akuzë për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai dyshohet të ketë përfituar nga 8 tendera me vlerë miliona euro, duke u përfshirë në raste të ndryshme të korrupsionit.
Ndërkohë, pas reagimit të SPAK, edhe Prokuroria e Përgjithshme ka shprehur kundërshtimin ndaj draft-amnistisë që parashikon faljen e krimeve që dënohen deri në tre vite burg.
