Zbulohet arsyeja e shtyrjes së seancës për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Avokatët e Veliajt kanë thënë për Anila Hoxhën se kryebashkiaku ka qenë në pritje që prej orës 07:00 në pritje të furgonit të shoqërimit për në Tiranë, por furgoni ka mbërritur rreth orës 09:00, në të njëjtën kohë që do të niste seanca.

Ndërsa bëhet me dije se në seancë nuk ishte paraqitur as avokati kryesisht i caktuar nga shteti për Veliajn.

Sipas mbrojtjes së tij, nuk dihet ende nëse vonesa ka qenë e qëllimshme apo neglizhencë.

Në këto rrethana GJKKO është detyruar të shtyje seancën e sotme, ndërsa e radhës do të mbahet më 19 janar.

Top Channel