Është shtyrë seanca gjyqësore ndaj Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, e cila ishte parashikuar të zhvillohej këtë të hënë.

Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e avokatëve mbrojtës të Ema Çokut, të cilët kanë njoftuar gjykatën se ndodheshin të angazhuar në procese të tjera gjyqësore dhe nuk mund të merrnin pjesë në seancë.

Në këtë seancë pritej që SPAK të paraqiste konkluzionet përfundimtare.

Fatime Kryemadhi dhe Pirro Xhixho nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit dhe u përfaqësuan nga avokatët e tyre, ndërsa në sallë ndodhej vetëm Ema Çoku.

Sipas SPAK, seanca nuk mund të vijonte për shkak se e pandehura Ema Çoku ishte pa mbrojtje ligjore. Gjykata caktoi datën 8 qershor, ora 12:00, për zhvillimin e seancës së radhës.