26 qershori duhet të ishte afati i fundit i Skemës Kombëtare, por ministri i Bujqësisë, Andis Salla, gjatë një konference për shtyp dha lajmin se fermerët kanë edhe 10 ditë të tjera kohë të aplikojnë për subvencione, duke bërë që data e fundit të jetë 6 korriku.

Shtyhet Skema e Bujqësisë, fermerët fitojnë edhe 10 ditë kohë për të aplikuar për subvencionet shtetëroretë Skemës Kombëtare dhe asaj të Investimeve.

Ne do ta shtyjmë edhe 10 ditë skemën kombëtare, për t’u dhënë fermerëve kohën e mjaftueshme që të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Skemës Kombëtare”, tha ministri i Bujqësisë, Andis Salla.

Blegtorët duhet të heqin dorë përgjithmonë nga kërkesa e tyre për subvencione për njësi prodhimi.

Përse nuk e aplikoni në Shqipëri skemën lekë për litër qumështi, praktikë që ndiqet në Kosovë? A nuk e shihni të arsyeshme që këtë marrëveshje ta shtrini edhe në aplikimin e kësaj skeme? Ministrat përpara jush kanë thënë që në vendin tonë është e vështirë të aplikohet pasi monitorimi është i vështirë, si e mendoni?”, pyeti gazetarja.

Është një skemë që ne, lek për litër qumështi, nuk aplikohet në BE. Dhe ne i jemi përshtatur BE-së në katër komponentë: mbështetja e fermerit vjen nga Skema Kombëtare, nga Garancia Sovrane, nga fatura e TVSH-së 10% dhe presim hapjen e IPARD-it”, u përgjigj ai.

Pjesë e konferencës ishte edhe ministri i Bujqësisë së Kosovës, i cili tha se Shqipëria është tregu më i rëndësishëm bujqësor për Kosovën.

Eksportet tona të produkteve bujqësore drejt Shqipërisë janë dyfishuar. Dhe partneri ynë kryesor rajonal tregtar është Shqipëria. Ne kemi importuar nga ju 300 mln euro mallra dhe sigurisht kjo paraqet një potencial edhe për prodhuesit tuaj”, tha ministri i Bujqësisë për Kosovën, Armend Muja./ Top Channel