Monika Kryamadhi ka folur për mediat jashtë ambinteve të GJKKO, pas njoftimit se senaca gjyqësore do të shtyhet me tre orë.

Kryemadhi është shprehur se palët e akuzuara kanë kërkuar të njihen me provat dhe thashethemet që janë ngritur.

Ndërkohë që ajo tha se gjyqtarët i kanë provokuar palët, teksa kanë bërë bashkë në një sallë Kryemadhin dhe Metën duke ditur paraprakisht raportin që kanë me njëri-tjetrin.

Kryemadhi: Kërkuam të njihemi me provat e thashethemeve që ata kanë ngritur. Gjyqtari i drejtësisë së kastruar na la vetëm tre orë kohë. Edhe prokuroria edhe gjykata kanë shkelur nenin për nxjerrjen e sekretit hetimor. Kjo godina mbrapa nuk është drejtësia e re, por departamenti i marrëdhënieve të publiku të propagandës së Edi Ramë. Sot kam kuptuar se veglat e Edi Ramës janë fytyrat e veshura me togat e zeza. Nuk ka snjë dyshim që drejtësia është e kapur. Nuk flas për zotin Meta. Na kanë provokuar edhe sot. Na kanë futur me një sallë të gjithë bashkë. Për të larguar vëmendjen nga Encro dhe nga krimi i organizuar po kërkojnë të bëjnë show politik, mediatik dhe emocional.