Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pas komunikimeve me familjen e aktores së madhe Margarita Xhepa, ka njoftuar se homazhet për figurën e shquar të artit shqiptar do të mbahen nesër, më 4 prill, nga ora 10:00 deri në 13:00, në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Kjo do të jetë një mundësi për familjarët, kolegët dhe admiruesit e saj që t’i japin lamtumirën e fundit një prej ikonave të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.
