Pas rreth 5 orë luftë zjarri nisur në mesditë në Bregas, bashkia Finiq dhe në Shelegar, bashkia Sarandë u shua. Në aksionin për shuarjen e zjarrit morën pjesë 10 mjete zjarrfikëse, 3 të Finiqit, 2 të Sarandës, 2 të Delvinës, 2 të Himarës dhe 1 mjet i Konispolit, ndërsa morën pjesë 32 forca zjarrfikëse.

Njëherazi morën pjesë gjithashtu edhe 1 helikopter, 15 forca policore si edhe tre mjete policie. Nga zjarri u dogjën shkurre dhe ullishte. U dogj një sipërfaqe rreth 1 ha në Bregas, bashkia Finiq dhe 2 ha në fshatin Shelegar, bashkia Sarandë. Njëherazi u dogjën edhe një numër i konsiderueshëm rrënjë ullinj të rinj dhe të vjetër. Sipas informacionit dyshohet se shkak i zjarrit në Bregas të ketë qënë një masë në kabinën elektrike.