Luftar Reçi, i penduari i drejtësisë që zbardhi dy ekzekutime të bujshme, ia jep “meritën” e ekzekutimit të Vajdin Lames, dajës së Edison Harizajt, Viktor Ymerit. Në dëshminë e tij për dijeninë e tij për vrasjen, por edhe hartimin e planit të ekzekutimit, Reçi e mbyll rrëfimin duke treguar një bisedë personale me Viktor Imerin në vitin 2013 në burgun e Peqinit.
“Në vitin 2013, në burgun e Peqinit, Viktori më ka thënë brenda burgut me mburrje se ata, Emiljano Shullazi me njerëzit e tij, dinë vetëm të hapen bythësh me makina e kurva se nuk kanë zgjuarsi tjetër. Viktori më tha edhe se kur u vra Vajdini, unë nga burgu i gjeta njeriun që e mbaroi punën e vrasjes së Vajdinit se ata nuk ja kanë haberin dhe dinë vetëm me u hapë bythësh.”-rrëfen Reçi, tanimë i penduar i Drejtësisë.
Në këtë rrëfim ai përmend Emiljano Shullazin si organizator të vrasjes së Vajdin Lames, Viktor Imerin si ndihmës dhe bandën e Durrësit si mbështetëse të planit në logjistikë dhe municion.