Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas daljes nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimti të Organziuar.

Kryemadhi zbuloi se seanca paraprake për Ilir Metën u shty pasi avokati i ish-presidentit nuk mund të merrte pjesë dhe do të zhvillohet më 9 tetor. Më tej, Kryemadhi akuzoi SPAK se ka kërcënuar dëashmitarët, e po ashtu se ka shpërdoruer hetimin.

“Seanca u shty me 9 tetor në orën 10:00. Meta nuk ishte i pranishëm, ishin të gjithë tjerët. Materialet janë voluminoze dhe duhet t’u lëmë më shumë kohë avokatëve. Ka shumë gjëra dhe shumë shpejt do jem në të gjitha emisionet për të ndjekur hap pas hapi të gjithë dosjen. Monika Kryemadhi, Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, nuk ka asnjë për korrupsion aktiv. A janë pyetur biznesmenët? Ka shpërdorim nga ana e SPAK në marrëdhënie në procesin e hetimit.

Do ballafaqohemi me letrat, duke vazhduar me dezinformimin që bëhet. Sipas Altin Dumanit, Fatime Kryemadhit i fillon jeta në 2001 në Tiranë. SPAK dhe i gjithë procesi ka qenë shumë i zënë me kërcënimin ndaj dëshmitarëve. Dua t’ju bëj një pyetje, ku ndryshon një kriminel që i vendos pistoletën në kokë një politikani, nga një institucion këtu mbrapa që intimidon e shantazhon një qytetar për dëshminë.”- tha Kryemadhi.