Edi Rama nga Fieri njoftoi se do të sjellin një universitet mjekësie shumë shpejt.
“Do sjellim në Fier një universitet mjekësie shumë shpejt, të standardëve më të larta, ashtu siç do bëjmë edhe në Vlorë, në Tiranë dhe në Korçë, dhe për këtë jemi duke punuar. Këta thonë ‘Edi Rama merr helikopterin.’ Jo mo jo, kur e marr e marr sepse në të njëjtën ditë duhet të shkoj nga këtu aty“, tha Rama.
Një mesazh e kishte edhe për të rinjtë që edhe sot protestuan para zyrës së tij.
“Atyre të rinjve të bulevardit u them se pishat e bulevardit, ato të vjetrat që janë të mëdhenj në trup dhe që numërohen shumë kollaj, dhe një pjesë e parkut të liqenit ka qenë aty. Çdo pemë tjetër që ju shikoni në rrugët e Tiranës, është mbjellë nga Edi Rama dhe PS”, tha Rama.
