Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, (DPSHTRR), Blendi Gonxhe, ishte sot i ftuar në emisionin “Breaking” në Top News, për të komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Gonxhe u shpreh se ka një numër të madh të votave të pavlefshme, që duken se janë vota për Partinë Socialiste.

“Ishte një gjetje e duhur e PS-së vendosja e njerëzve të rinj në fillim të listës dhe ata më me peshë më poshtë. Ne Elbasan do të ketë një rinumërim, por edhe zona të tjera, e që i shoh në favor të PS. Është një fitore e sigurt, e vulosur. Kjo për shkak se zgjodhi strategji të duhur, jo koalicion hipokrit. Futje e marrje përgjegjësie, jo shmangie e përgjegjësive. Nga ana tjetër kishim një koalicion jo të dua, jo s’të dua, jo kam Saliun por nuk e nxjerr në fushatë. Ndoshta një logo e vetme do e nxirrte më mirë”, tha Gonxhe.