PPE i ka hequr partisë më të madhe opozitare të drejtën e votës në Kongres. Në dokumentin e siguruar nga gazetari, vihen re se Partia Popullore Europiane nuk ka ftuar asnjë delegat nga Partia Demokratike në Kongresin që zhvillohet në Roterdam ku votohet Presidenti i PPE.
Prej 25 marsit Komisioni i Rithemelimit drejton selinë blu, ndërkohë që në gjykatë vijon të jetë pa një vendim kërkesa e Enkelejd Alibeajt për të regjistruar Kuvendin e PD në 18 dhjetor dhe gjithashtu ankimi për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë që njohu si legjitim Kuvendin e PD në 11 dhjetor.
Berisha kërkoi që konfliktit të brendshëm t’i jap një zgjidhje politike dhe jo juridike. 7 ditë përpara se të zgjidhej në krye të PD, Berisha ka kërkuar sërish nga gjykata që të zbardhë vendimin e gjyqtares Blerina Muça që pranoi ankimin e Enkelejd Alibeaj për rrëzimin e vendimeve të Kuvendit të 11 dhjetorit 2021.