Një simpatizant i Partisë Demorkatike ka marrë fjalën në folttoren që po mbahet pasditen e sotme para kryeminsitrisë.

Mes të tjerash, i moshuari nuk i kurseu lavdet ndaj Sali Berishës, duek e cilësuar atë si “diellin” e tyre. Madje, ai u bëri thirrje atyre mbështetësve që e kanë braktisur të kthehen, pasi sipas tij janë në rrugën e gabuar.

“U bëj thirrje atyre që janë larguarn ga ky diell, kthehuni more. Jeni në rrugën e gabuar. Nuk e kuptoni se tani që jeni larguar nuk do njeri t’ia dijë për ju? Kthehuni tek dielli, ja ku e kemi ne diellin (tregon nga Berisha) dhe shyqyr që e kemi”– tha i moshuari.