Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “SkyTg24”, ku ka folur mbi raportet që do të ketë Shqipëria me qeverinë e re të Italisë, duke qenë se ajo i përket qendrës së djathtë.

Rama u thekson se marrëdhëniet nuk përcaktohen nga kahet politike, por shton nga ana tjetër se Silvio Berlusconi ka patur marrëdhënie të mira me ish-liderin e Partisë Socialiste, Fatos Nanon.

“Nuk varet nga kahja politike. Unë mendoj për Berluskonin që është përfaqësuesi i së djathtës. Berluskoni ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Fatos Nanon. Ka pasur periudha kur në Itali kanë qenë qeveri të djathta ndërsa në Shqipëri kanë qenë të majta. Kemi lidhje të hershme historike, nuk ka ndarje kahesh politike. Çdo gjë që shihni në Tiranë si monument kulture, janë bërë nga arkitektët italianë. Nuk ka receta për të djathtën dhe të majtën.”- tha Rama.