Zbardhen dëshmia të tjera të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit në GJJKO edhe këtë të martë.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel Anila Hoxha, i penduari i drejtësisë po jep detaje sesi ka dalë nga burgu.
Mësohet se ai ka deklaruar se e ka ndihmuar dhëndri i vëllait të ministrit të asaj kohe, Nasip Naços.
“Kam paguar lekë për këtë gjë”-mësohet të ketë deklaruar Dumani.
Sipas dëshmitarit të drejtësisë, ndërmjetës për ta liruar nga burgu ka qenë avokati Alban Brengasi.
Dumani po dëshmon edhe për avokatin dhe sesi ky i fundit pagoi para për të dhunuar bashkëshorten e tij.
Ndërkohë gjyqi ende po vazhdon.//Top Channel