Po zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese për ankimin e ish-kryebashkiakut Veliaj. Gjatë seancësd u pyet nga një prej gjyqtaret në lidhje me mungesën e tij në institucion, ndërkohë që avokati mbrojtës u shpreh se puna është kryer edhe pse në rrethana kufizuese.

“Nëse kryetari i bashkisë është vënë në pamundësi të paraqitet në detyrë, kjo krijon një lloj deficiti demokratik në Bashkinë e Tiranës, sepse qytetarët nuk përfaqsohen përmes kryetarit që ata kanë zgjedhur. Si duhet të zgjidhet kjo çështje në mënyrë ideale?

Siç e sqarova më parë, unë mendoj që me termin “detyrë” nuk interpretohet vetëm detyra në kuptimin e angazhimeve fizike dhe orarit të punës, sepse kryetari i bashkisë nënshkruan akte jashtë zyrës. Nuk është njësoj si të ushtrosh detyrën në një orar të lirë, pa orar, ku ai ka qenë më shumë në punë sesa në shtëpi dhe ka nënshkruar një akt në ambiente të kufizuara, siç mund të jenë ato të paraburgimit. Për ne, termi “ambient ushtrimi detyre” është i gjerë. Ose më saktë, çfarë do të ndodhte sikur për shumë arsye të shkatërrohej zyra e kryetarit? A e ushtron ai detyrën? Po, edhe pse nuk ka zyrën.

Ka munguar apo jo për një periudhë? Ne qëndrojmë te varianti që nuk ka pasur mungesë vullneti nga ana e Veliajt, por është një mungesë ose më saktë, një mosushtrim i plotë i detyrës për arsye objektive. Ne qëndrojmë te ideja që detyra ushtrohet brenda ambienteve të zyrës, por jo vetëm aty..”, tha avokati.