Viktor Bardhi u vra ditën e sotme pas një atentati që iu bë në fshatin Ndërfushas, në Mirditë.
Në zonë ndodhen edhe ekspertët të cilët po bëjnë këqyrjen e vendit, ndërsa është vendosur edhe perimetri i sigurisë.
Viktor Bardhi është qëlluar tek nënkalimi i Ndërfushasit. Ai punonte si punëtor ujësjellësi dhe mendohet se kishte ardhur për të hapur ujin. Mendohet se sapo kishte marre rrugën për tu kthyer kur i është bërë pritë dhe ndaj mjetit tip “Mercedez” më të cilin udhëtonte është qëlluar me breshëri armësh.
Në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.
