Fredi Beleri ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking”, ku ka folur edhe për raportet me kryeministrin Edi Rama, pas përplasjeve midis tyre.
Beleri u shpreh se nuk ka asnjë kontakt me Ramën pasi ai vetë nuk do që të ketë, e po ashtu, beson se dhe Rama ndjehet njësoj. Ai shtoi se çështjen e tij do vijojë ta ndjekë në gjykatat ndërkombëtare.
“Nuk kam asnjë kontakt me Ramën, as nuk kam dashur të kem. Besoj se as ai nuk do, por kjo nuk është kryesorja. Çështja ime mes politikës greke dhe Shqipërisë, besoj është kaluar. Unë do vijoj betejën time në gjykatat ndërkombëtare. Marrëdhëniet mes dy shteteve besoj se janë të mira dhe mendoj se duhet të jenë edhe më të mira.”- tha Beleri.