Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy të rinj.
Nga hetimet paraprake dyshohet se dy personat u konfliktuan për shkaqe banale. Sherri mes tyre ka nisur në një lokal në Manëz, ku njëri prej viktimave me një tjetër person kanë shkuar dhe i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’u bëjë kafe.
Ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur. Konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit.
Mësohet se ky i fundit nuk është viktimë dhe as i plagosur në konflikt.
Ndërkohë kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit Aranit Kurti dhe Flori Paluçi. Sipas të dhënave paraprake nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se pas një përplasjeje për motive ende të paqarta, Flori Paluçi është qëlluar për vdekje nga shtetasi D. P., 21 vjeç, gjithashtu banues në Manëz.
Ndërsa viktima tjetër, Arabit Kurti, dyshohet se është vrarë nga vetë Flori Paluçi, pak para se ky i fundit të mbetej i vdekur në vendngjarje.