Një çift shqiptarësh janë vënë në pranga nga karabinierët pas një tentative për tu larguar me makinën e tyre, duke dëmtuar dhe një efektiv policie.

Mediat italiane shkruajnë se agjentët e Policisë së Shtetit të Perugias ndaluan një automjet të dyshimtë në të cilin ndodheshin dy persona, një 25-vjeçare dhe një 28-vjeçar, të dy me origjinë shqiptare dhe me precedentë penalë. 

Nga kontrollet u zbulua se vajza kishte një urdhër dëbimi të lëshuar më 18 janar të këtij viti, ndërsa djali kishte precedentë penalë për vjedhje. Në momentin që karabinierët u kanë kërkuar të dalin nga makina, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë dhe është larguar duke udhëtuar kundravajtje.

Agjentët i kanë ndjekur dhe kanë mundur të ndalojnë mjetin pak kohë më pas. Shoferi,  ka braktisur mjetin dhe është larguar sërish, këtë herë në këmbë. Kur u kap nga karabinierët, ai goditi dhe një oficer por nuk arriti të lirohej. Ndërkohë, timonin e mjetit e mori 25-vjeçarja, e cila gjithashtu tentoi të largohej me shpejtësi duke i shkaktuar lëndime policit që tentoi të pengonte arratisjen e saj. Pas një ndjekjeje tjetër, edhe vajza u arrestua.

Në makina u gjetën disa bizhuteri ari dhe një shishe që përmbante lëndën e përdorur për identifikimin e floririt. Të dy akuzohen për kundërshtim dhe plagosje të një zyrtari publik.