Një përplasje ka ndodhur në Kuvend ditën e sotme në grupin socialist. Gjatë seancës plenare, deputeti Erion Braçe për aktin normativ të buxhetit, tha se propozimet e tij për kalimin e një pjese të parave të pashpenzuara te bujqit, u rrëzua para disa javësh në Kuvend dhe tani ka ardhur si propozim përmes aktit normativ.
Braçe me ironi pyeti kryetarin e grupit të PS-së, Taulant Balla nëse këtë herë duhet të votonte pro apo kundër, meqenëse propozimi i tij ishte rrëzuar më parë. Ndersa Balla që se aktet normative ose miratohen ose rrëzohen por nuk bëhen ndryshime.
Replika:
Balla: Jam plotësisht dakord me shqetësimet që ngrihen për t’iu gjendur pranë fermerëve e bujqërve, apo banorëve për fenomenet natyrore, përmbytjet apo zjarret. Ka grupe të qeverisjes vendore e qendrore që po bëjnë monitorim dëmesh. Sa i përket aktit normativ e dimë të gjithë që nuk bëjmë ndryshime brenda ditës. Aktet ose miratohen, ose rrëzohen. E vlerësoj shqetësimin e kolegut tim, por ju ftoj ta votojmë.
Braçe: Nuk bëra kërkesë për ndryshim të aktit normativ. Thashë vetëm që amendamenti i rrëzuar katër javë me parë, sot është sjellë me akt normativ. Unë pyetja grupin tim se si duhet të votoj? Çfarë të bëj, të votoj pro apo kundër, kaq thashë!


