Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga Brukseli, ku ndodhet së bashku me anëtarët e kabinetit qeverisës, pas zhvillimit të Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.
Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ironizoi opozitën lidhur me ecurinë e procesit të integrimit europian, duke theksuar se Shqipëria ka nisur mbylljen e kapitujve të negociatave.
“Po si thanë: ‘Iku kjo punë. Nuk ka më negociata’? Por në fakt, jo vetëm që ka negociata, por u mbyllën tre kapitujt e parë. Pra, filloi numërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027”, u shpreh Rama.
Sipas kryeministrit, mbyllja e tre kapitujve të parë shënon një etapë të rëndësishme në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërsa ritheksoi objektivin e qeverisë për përfundimin e negociatave deri në vitin 2027.
