Një urdhër-arresti i dytë është lëshuar nga SPAK ndaj Flodian Plakut, njeriut që një vit më parë u arrestua nga Policia e Shtetit, teksa qëndronte në ambjentet e hotel “Doko” në Orikim.

Aktualisht Plaku është në fazën e hetimit nga prokuroria e Tiranës për akuzën e “Vrasjes me paramendim” ndaj njeriut të Ervis Martinaj Gentjan Plakut.

Por tashmë një urdhër i dytë është lëshuar kundër tij, nga prokuroria e Posaccme SPAK, pas dyshimeve të forta në implikimin e tij në trafikun e drogës, vrasjeve dhe sigurimit të kushteve për të kryer vrasje.

Veç Flodian Plakut, mësohet se urdhër-arresti është lëshuar ndaj Ervis Matodashaj, i cili është shpallur në kërkim. Akuzat ndaj Matodashaj ende nuk dihet saktësisht.

Në total janë 7 urdhëra-arresti dhe sipas burimeve pranë SPAK janë emra që njihen në Vlorë si grupi i “Ujit të Ftohtë” në Vlorë. Pritet që SPAK të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë ccështje.Ndërkohë hetimet janë ndjekur nga prokurori Vladimir Mara.

Kujtojmë se Ervis Matodashaj, tre vite më parë i kanë shpëtuar një atentati në fillim të muajit Gusht në Vlorë. Vrasësi është zbuluar shpejt nga policia e cila ndërhyri duke arrestuar në kohë, Amarildo Nikollin nga Shkodra.

Ndërsa ky i fundit pas arrestimit, tregoi se porosinë për vrasjen e kishte kryer Leonard Luzi, i cili fillimisht u arrestua në Spanjë dhe më pas u ekstradua në Shqipëri.

Aktualisht Leonard Luzi, është dënuar me 11 vite burgim. Ndërsa bashkëpuntori i tij Muharrem Koroveshi u dënua me 10 vite burgim dhe Amarildo Nikolli me 2.9 vite burgim.