
Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj gjatë mbrëmjes së djeshme në fshatin Dobraç i Ri në qytetin verior të Shkodrës.
Raportohet se ndaj Pllanjat është gjuajtur me kallashnikov, teksa makina e tij tip “Range Rover” ishte në ecje e sipër. Pas të shtënave dyshohet se makina e Pllanjat ka ecur në gjendje të lirë dhe është përplasur me murin anësor të një biznesi, raporton ‘abcnews’.
Ndërsa një makinë e djegur është gjetur pranë pompave në Dobraç, mjeti tip “Passat” ishte me targa italiane. Bëhet e ditur se në makinë janë gjetur dy armë të cilat dyshohet të jetë përdorur në ekzekutimin e Pllanajt.
Mbrëmjen e djeshme është ekzekutuar me rreth 40 plumba biznesmeni Bardhok Pllanaj, 46-vjeç, i njohur si ‘Kumbar’ droge, teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij në fshatin Dobraç i Ri të Shkodrës.