
Prokuroria e Posaçme SPAK ka paraqitur kërkesën pranë Ministrisë së Drejtësisë për ekstradimin e Florenc Çapjas. Kërkesa vjen menjëherë pas arrestimit të Çapjas në Dubai.
Florenc Çapja është zbuluar nga policia vendase pasi ka aplikuar në zyren e migracionit për të përfituar statusin e azilantit.
Ai u largua në 16 mars 2021 nga Rinasi në drejtim te Stambollit dhe më pas në Dubai.
Florenc Çapja pretendon se hetimi kundër tij është një inskenim politik. Arrestohet në Dubai Florenc Çapja, pritet ekstradimi në Shqipëri. Çapja ka paraqitur dokumenta se është hetuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit dhe është shpallur i pafajshëm në vitin 2012 në Elbasan.
Sipas Çapjas, ditën dhe orën që ka ndodhur vrasja ai ka qenë në Gjermani.