Ashtu siç ishte paralajmëruar, Kuvendi i Shqipërisë do të drejtohet nga një grua. Kryeministri Edi Rama deklaroi se në vend të Gramoz Ruçit do të jetë Lindita Nikolla. Gazeta Shqip disa ditë më parë lajmëroi se dueli i kryetares së parlamentit luftahej midis Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros.
Por duket se këtë duel e fitoi Lindita Nikolla, ashtu siç e ka quajtur Rama punëtore e zonja dhe që nuuk ankohet zsnjëherë. Artikulli i gazetës Shqip.
Ethet e qeverisë Rama 3 sapo kanë nisur, disa nga socialistë e vjetër po largohen nga qeveria me dëshirën e tyre, i tillë ishte rasti i Erion Braçes i cili tha se nuk do të jetë pjesë e kabinetit Rama 3.
Artikulli i disa ditëve më parë i gazetës Shqip:
Kryeministri Rama në darken e shtruar në pallatin e brigadave tha se se Taulant Balla dhe ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropalin, do të vijojnë që të konfirmohen në detyrë mandatin e tretë.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me deputetët e rinj dhë të vjetër ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve.
“Të dy Taulant Balla dhe Elisa Spiropali konfirmohen në detyrë dhe ne do ta kemi të plotë mbështetjen tonë për ta”- tha Rama.
Tashmë lufta e madhe është për karrigen e kryetarit të parlamentit, i cili pas largimit të Gramoz Ruçit nga politika është i mbetur bosh.
Në korridoret e parties Socialiste flitet se kryetarja e re e parlamentit do të jetë një grua. Brime për Gazetën Shqip thanë se lufta e madhe po bëhet midis dy ish-ministreve Lindita Nikollës dhe Mirela Kumbaros.
Kjo vjen pasi vetë kryeministri Rama në kabinetin e tij qeveritar ka më shumë gra se burra, Rama ka pohuar se më mirë punon me gra se me burra. Duket se edhe kryetarja e parlamentit do jetë preference e Ramës, ende nuk e dime se kë ka më qejf kryeministri dhe që do jetë liderja e dytë femër në krye të kuvendit pas Jozefina Topallit.
Kujtojmë se Lindita Nikolla ka qenë Ministre e Arsimit në qeverin Rama 1 dhe u shkarkua pas protestëve të studentëve. Ndërsa Mirela Kumbaro ka qenë ministre e Kulturës edhe kjo e fundit u largua pas debatit për çshtjen e teatrit.
Biografia e Lindita Nikollës
Lindita Nikolla lindi në Tiranë, më 22 Tetor 1965. Ajo është e martuar me Z. Ligor Nikolla dhe ka një vajzë që quhet Livia. Znj. Nikolla, në korrik 2010 ka kryer studimet Master në Administrim Publik, drejtimi Pushtet Ekzekutiv, pranë Albanian University dhe në vitin 1989 ka përfunduar studimet universitare pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, dega Matematikë, Universiteti i Tiranës. Ajo ka hyrë në politikë në vitin 2003. Gjatë viteve 2003–2006 është zgjedhur si Këshilltare e Këshillit të Njësisë Bashkiake Nr.1, Tiranë. Është zgjedhur për dy mandate në periudhën 2007-2011 dhe 2011-2013, Kryetare e Njësisë Bashkiake Nr.1 Tiranë. Në zgjedhjet e 23 Qershorit 2013, zgjidhet deputete e qarkut të Tiranës.
Nga shtatori i vitit 2007, znj. Nikolla është anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste. Në vitin 2006 ka përfunduar Akademinë për Udhëheqësi dhe Reformë pranë Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (NDI) në Tiranë dhe në qershor të vitit 2008 ka kryer Akademinë mbi Policimin Komunitar dhe Qeverisjen Vendore në Universitetin e Pitsburgut, SHBA. Znj. Nikolla ka kryer gjithashtu një sërë kualifikimesh në menaxhimin e shkollës dhe mësimdhënien e matematikës, si dhe për fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Znj. Nikolla zotëron gjuhën angleze dhe njeh gjuhën frënge e atë italiane./Gazeta Shqip