Epidemia


Një komision mjekësh dhe shkencëtarësh, i mbështetur nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, rekomandon që të gjithë njerëzit nga mosha 15 deri 65 vjeç duhet të kryejnë analizën për virusin HIV që shkakton SIDA-n.


Grupi i punës për ndikimin e parandalimit tha dje se rekomandimi i mëparshëm për testim ishte vetëm për individët me rrezik të lartë. Por tani ky grup pune thotë se më shumë se 25 për qind e mbi 1 milion amerikanëve të infektuar me HIV nuk e dinë se e kanë këtë virus.


Avokatët e pacientëve me SIDA e cilësuan rekomandimin e ri një “zhvendosje monumentale”, në mënyrën se si virusi HIV mund të parandalohet, diagnostikohet dhe trajtohet. Ekspertët thonë se diagnostikimi i hershëm mund ta pakësojë 96 për qind rrezikun e transmetimit të SIDA-s.