Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj vazhdon të përballet me pyetje në Gjykatën Kushtetuese lidhur me shkarkimin e tij nga posti i drejtuesit të Bashkisë së Tiranës.

Por ajo që ra në sy gjatë seancës së sotme ishte prania e një polici, i cili qëndronte i vendosur pas Veliajt gjatë gjithë kohës.

Çdo herë që ish-kryebashkiaku merrte fjalën, polici ngrihej në këmbë, duke siguruar një atmosferë të jashtëzakonshme kontrolli. Masa të forta sigurie ishin vendosur, duke përfshirë dhe shoqërimin e Veliajt nga burgu i Durrësit deri në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

Përveç sigurisë fizike, forcat policore kishin blinduar të gjithë perimetrin e gjykatës, duke i shtuar intensitetin e kësaj seance të rëndësishme ligjore.