Policia e Vlorës ka intesifikuar kontrollet e mjeteve lundruese, lidhur me sigurinë detare gjatë sezonit turistik.
Në një konferencë për shtyp, drejtori Arbër Zemani deklaroi se në muajin qershor u bllokuan 66 mjete lundruese.
Zemani apeloi drejtuesit e mjeteve lundruese që të qëndrojnë larg perimetrit të sigurisë.
“Janë përpunuar 202 mijë shtetas dhe 40 mijë automjetesh. Janë përpunuar 78 mijë shtetas të huaj. Gjatë sezonit turistik, kemi bashkëpunuar me institucionet. Gjatë muajit qershor, janë bllokuar 66 mjete lundruese. Vijojnë kontrollet në vijën e gjelbër. Si rezultat i kontrolleve, janë evidentuar 12 vepra penale, kryesisht në emigracionin e paligjshëm. Apel për drejtuesin e mjeteve lundruese, qëndroni larg perimetrit të sigurisë”, theksoi policia.
