Kreu i nismës “Shqipëria Bëhet”, Ilirjan Lapaj, ka ushtruar të drejtën e tij të votës në Shkollën e Mesme të Ekonomikut në Tiranë.
Pas votimit, Lapaj deklaroi për mediat: “Sigurisht që votova numrin 6. Uroj që të mos merret si fushatë, është një ditë e bukur sot. Besoj fort që vendi ka një mundësi reale për një ndryshim të madh.”
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime. Lapaj shtoi gjithashtu se këtë herë ka votuar në Tiranë, ndryshe nga herët e tjera kur ka votuar në Sarandë, duke nënvizuar se ka pasur ndryshime në listat e votuesve.