Presidenti Ilir Meta mbajti një konferencë për mediat ditën e sotme që zgjati 60 minua, por qe tepër intensive për nga dinamika e informacioneve të servirura nga kreu i shtetit.
Meta këmbënguli se zgjedhjet do të mbahen më 13 tetor dha edhe lajmin se në atë datë do mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, por edhe të vetë Presidentit.
Dhe përgjatë 60 minutave të konferencës nuk kaloi pa u vënë re ky detaj; gjatë kësaj kohe Meta piu plot tre shishe me ujë.
Vazhdimisht pas pyetjeve të drejtuara nga gazetarët në lidhje më dekretet dhe deklaratat e tij, ai dukej të pinte nga një gotë ujë.
Vetë situata e krijuar në vend, por edhe ditët e plazhit mund edhe ta kanë dehidratuar Presidentin.