Deputeti i Partisë së Lirisë, dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar i kësaj partie, Tedi Blushi, ishte këtë të mërkurë në studion e “Shqipëria Live” në Top Channel.

Ndër të tjera ai u pyet për një koment në lidhje me emërimin e Silva Cakës, ish-e besuar e Ilir Metës, si zv. Ministre e Brendshme në qeverinë e Edi Ramës,

Ai refuzoi që të jepte një koment, por shtoi me ironi se ajo ra “pre” e batutës që kishte bërë vetë disa vite më parë, kur ishte në LSI, teksa shprehej se ata që ikën nga kjo parti dhe shkuan të PS, janë si shprehja “Gjeti tenxherja kapakun”.

Përmes një pyetjeje retorike, Blushi ironizoi këto lëvizje, duke thënë se mund të përfundojnë si Lefter Koka, duke iu referuar burgut.

Nuk kam asnjë koment. Unë vetëm di t’ju them.. refuzoj të merrem me emrin konkret. Edi Rama ka treguar që ata që kanë ikur nga ish-LSI, besoj ju e dini ku ndodhen sot? Besoj e dini ku ndodhet Lefter Koka?!

E vetmja gjë që mu kujtua ka qenë një batutë e saj më parë tek një kolegu juaj kohë më parë. E pyesnin ‘si ka mundësi deputetë tuaj Rama i fuste në burg’. ‘Nga anët tona kemi një shprehje, gjeti tenxherja kapakun’. Kjo është që ajoi mu kujtua”, u shpreh Blushi.

Top Channel