Takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e vendit ishte i mbushur me kritika, veçanërisht për Ermal Dredhën.

Sikur të mos mjaftonte aksioni për hapësirat publike në ditët e fundit, Rama e kritikoi Dredhën edhe për punësimet jo profesionale në kadastër. Kryeministri e cilësoi këtë institucion në Vlorë, si “simbolin më kuptimplotë të pisllëkut dhe korrupsionit”.

“Si mund të merren në punë në Kadastër njerëz që s’janë të profesionit, si mundet kjo Ermal. Kadastra e Vlorës është simboli më kuptimplotë i pisllëkut dhe korrupsionit në histori aty s’është ndërruar një por 11 drejtorë. Pasi u ezauruan të gjithë burimet e krahut kemi kaluar nga krahut tjetër të marrim. Të vihen njerëz jashtë profilit është e papranueshme.”- tha Rama.