Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar foltoren e radhës ditën e sotme në kryeqytet. Gjatë një takimi në degën nr.7, temë diskutimi ka qenë protesta e 10 shkurtit që PD do zhvillojë para kryeministrisë. Teksa na ndajnë 5 ditë nga e marta, duket se paralajmërimet për dhunë janë aty.
Një protestues i ka thënë Berishës se do jetë i pranishëm dhe madje se do marrë një spray në mënyrë që të sulmojë efektivët e policisë. Kjo deklaratë është duartrokitur nga të pranishmit e tjerë.
“Unë për veten time këtë radhë do të mbaj një spray në xhep që atij policit që do të më vijë, t’ia hedh në fytyrë dhe do iu them të gjithëve ta kemi nga një spray në xhep. Nuk them të marrim armë sepse ata janë njerëz të dhunës, por e njohin frikën doktor”, tha ai.



