
Farouk al-Shara
Sipas raporteve të fundit të mediave në Lindjen e Mesme zëvendëspresidenti i Sirisë, Farouk al-Shara, ka dezertuar duke iu bashkuar opozitës, dhe është larguar për në Jordaninë fqinje.
Rrjeti në pronësi saudite, Al – Arabija, ka cituar një aktivist të Ushtrisë së Lirë Siriane opozitare, se al-Shara ishte zhdukur para 10 ditësh dhe se besohet se ka udhëtuar për në Aman.
Ky zhvillim ka ndodhur në periudhën e raporteve për dezertimin e disa zyrtarëve të lartë të qeverisë, përfshirë edhe një të afërm të zëvendëspresidentit al-Shara, kryeministrin, dhe dy anëtarë të kabinetit të presidentit, Bashar al-Asad.
Al-Shara, 74-vjeçar, ka shërbyer si zëvendëspresident prej vitit 2006.
18 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)