Presidenti amerikanë do të kërkojë mbështetjen e Rusisë. Në qershor takimi Obama-Putin
Zgjidhja për Sirinë mund të jetë e njëjta si për Jemenin. Të paktën kjo është ideja e Barack Obamës, e publikuar në New York Times. Sipas së përditshmes amerikane, presidenti Barack Obama, kërkon që Bashir al-Assad të iki në mërgim dhe të mbajë në pushtet, pjesë të qeverisë së tij. Por një plan i tillë mund të funksionojë vetëm nëse pranon edhe Rusia të marrë pjesë në të. Sipas parashikimeve pritet që Obama e Putin të takohen në qershor. Mes temave të diskutimeve do të jetë edhe situata në Siri, vendit kyç për ruajtjen e ekuilibrave në Lindjen e Mesme. Gjatë takimit, pritet që Obama ti parashtrojë Putinit planin, që i është paraqitur paraprakisht Medvedev gjatë punimeve të G8. Obama kërkon që të detyrojë Assad të largohet nga vendit dhe Siria të udhëhiqet për ca kohë nga qeveria e tij, në të njëjtën mënyrë që u bë në Jemen. Kujtojmë që në Jemen, pas disa muaj dhune civile, presidenti Ali Abdullah Saleh pranoi t’ia lërë pushtetin zëdhënësit të tij, Agbdu Rabbu Mansour Hadi, i cili u konfirmua në krye të vendit, edhe nga zgjedhjet e përgjithshme. 27 maj 2012 (gazeta-Shqip.com)