Mediat shtetërore në Siri raportuan se një bombë ka shpërthyer në katin e tretë të televizionit shtetëror dhe në ndërtesën e radios. Nuk u bë menjëherë e qartë se në cilin qytet është e vendosur ndërtesa, meqë televizioni shtetëror ishte ende funksional në Damask, ndërsa nga regjimi sulmi u cilësua si i organizuar nga terroristët që kërkojnë destabilizimin e vendit


Raportet thonë se forcat e regjimit sirian kanë sulmuar disa zona në veri të Alepos këtë mëngjes, ndërsa raportohet për të shtëna me armë zjarri edhe në disa pjesë përreth këtij qyteti. Organizatat vëzhguese për të drejtat e njeriut thanë se gjatë së dielës janë vrarë 131 njerëz në të gjithë vendin, 79 prej të cilëve kanë qenë civilë.


Me rritjen e sulmeve dhe përleshjeve ndërmjet forcave të regjimit dhe atyre opozitare është bërë e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur të dhënat që flasin për numrin e të vrarëve.

6 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)