Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se edhe tre fshatra të tjerë duhet të evakuohen, për shkak se flakët po përhapen masivisht.

Për shkak të zjarreve, banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt.

Nën pushtetin e flakëve deri tani janë fshatrat, Skënderbegasi, Kullollas, Bletëz, Menkollar dhe Shimër, Ërmenj, Harunas dhe Zenelas, Spanesh dhe Kazie. Deri tani flitet për 6 të plagosur e 1 viktimë, një 80 vjeçar i cili dyshohet se ishte autori i zjarrvënies ka humbur jetën. Po ndërhyhet nga ajri por situata është e vështirë pasi e gjithë zona është e pyllëzuar ndërsa era e fortë e temperaturat e larta favorizojnë përhapjen e flakëve.