Protesta studentore në Tiranë vijon prej ditësh nën tensione të shumta.

Studentët kanë nisur protestën në orët e para të paradites para Ministrisë së Arsimit ku nuk kanë munguar përplasjet me forcat policore.

Ata janë zhvendosur drejt godinës së Kryeministrisë, në të cilën janë përplasur me efektivët e policisë, të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë aktivizuar autobotin e ujit me qëllim shpërndarjen e turmës së protestuesve.