Situata nga zjarret paraqitet kritike në jug të vendit. Në Borsh flakët kanë dalë jashtë kontrollin dhe janë shumë afër zonave të banuara. Situata e përshkallëzuar ka shkaktuar panik dhe shqetësim tek banorët e zonës.

Kjo vatër zjarri është aktive prej 48 orësh, ndërsa ka munguar një reagim nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Edhe në fshatin Piqeras në Lukovë të Vlorës, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe flakët janë vetëm 150 metra larg banesave dhe objekteve tregtare.

Deri më tani nuk ka raportime për dëme. Edhe në këtë fshat ndërhyrja është shumë e vështirë për shkak të terrenit dhe infrastrukturës. Ndërkohë era e fortë dhe bimësia e dendur dhe e thatë po favorizojnë përhapjen e zjarrit.