
TIRANË – 9 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Shqipëri në 24 orët e fundit, duke e çuar në 2283 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë. Ministria e Shëndetësisë njofton se nga 2334 testime të kryera, janë konfirmuar 141 raste të reja, ulje drastike krahasur me shifrat e ditëve të tjera.
Po si paraqitet situata në spitale?
Krahasur me dje ka një rritje të numrit të pacientëve në terapi intensive dhe të intubuar. Aktualisht kemi 19 pacientë në terapi intensive nga 11 që kishim dje dhe 6 të intubuar nga 5 që ishin dje.
“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 256 pacientë, 19 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.”
Të shëruar
Në 24 orët e fundit janë shëruar 604 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 95,035 që nga fillimi i epidemisë.
Apeli
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (06 Prill 2021)
Raste të reja ditore 141
Të shëruar në 24 orë 604
Të shtruar në spitale 256
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2334
Testime totale 575,055
Raste pozitive 126,936
Raste të shëruara 95,035
Raste Aktive 29,618
Humbje jete 2283
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20978
Fier 2556
Durrës 1233
Gjirokastër 1229
Shkodër 1028
Vlorë 743
Korçë 737
Kukës 346
Dibër 337
Elbasan 243
Lezhë 134
Berat 54
Gazeta SHQIP