Një vatër zjarri është aktivizuar në Frakull të Madhe të Fierit, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë afruar pranë banesave në lagjen e Kishës, duke rritur rrezikun për pronat dhe banorët.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren dhe po punojnë për të izoluar vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Situata vijon të monitorohet, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve është ende në zhvillim.
