Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme të mëdha në fshatit Kamenicë të Korçës. Bëhet me dije se përroi ka dalë nga shtrati, duke u shoqëruar me rrezik të shtuar për banesat. Sipas banorëve cilësia e dobët e skarpatës ka bërë që një pjesë e saj të shkëputet dhe uji të drejtohet drejt banesave. Ndërkohë banorët shprehen të shqetësuar dhe theksojnë se është rritur niveli i ujit dhe situata është shumë e rënduar

“Siç e shikoni, lumi ka gërryer skarpatat të cilat nuk kanë një vit që janë betonuar që presupozohet që i bënë këta me 5 cm beton. Kanë plasur pllakat tek ura dhe na i kthen ujin në shtëpi. Jemi të rrezikuar! Kanë bllokuar rrugën, kanë vendosur dhe shirita mos kaloni, ne kemi të sëmurë në shtëpi. Rrezikohen të gjitha banesat, ja biznesi që është këtu afër i ka hyrë i gjithë uji brenda. I gjithë fshati këtu është, anës lumit. Thonë që është nën kontroll çdo gjë ku në fakt nuk është.

Është rritur niveli i ujit, hera e parë që na ndodhin nga këto gjëra. Tani ky rregullimi tek lumi këtu u bë nga taksat tona dhe shih në çfarë gjendje është. Kemi frikë se do na prishen ca kemi në shtëpi. Edhe herë të tjera ka rënë shi, por nuk është bërë kështu, se ndodh kjo për shkak se këputen pllakat zënë urën dhe uji hidhet jashtë pranë banesave”, shprehen banorët.