Situata vijon të mbetet shqetësuese për shkak të zjarrit që ka përfshirë disa fshatra në zonën e Peqinit. Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri, flakët kanë vijuar të përhapen në sipërfaqe të konsiderueshme me pemtari.

Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit dhe po e vështirëson ndjeshëm punën e forcave në terren. Për shuarjen e flakëve janë angazhuar forcat zjarrfikëse, punonjës të emergjencave civile, si dhe banorë të zonës.

Vatra ndodhet në një terren malor, ku ndërhyrja me mjete zjarrfikëse është e vështirë për shkak të mungesës së aksesit rrugor.

Për këtë arsye, ekipet në terren po punojnë me pompa krahu dhe mjete të tjera të përshtatura për situatën, në përpjekje për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të izoluar vatrat aktive.

Ndërhyrja vijon, ndërsa situata po monitorohet nga autoritetet për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt zonave të banuara.